Keshilli Bashkiak miraton Buxhetin e Tiranes pas 3 vite mungese

Pas më shumë se 5 orë debate në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, është miratuar me 29 vota pro dhe 25 vota kundër Buxheti i Bashkisë për vitin 2012.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha relatoi para Këshillit Bashkiak hartën dhe destinacionin e parave që do të shkojnë për investime në mënyrë kapilare anembanë qytetit të Tiranës.
Sipas kryebashkiakut Basha 3 janë shtyllat kryesore të këtij buxheti që reflekton prioritetet e kryeqytetit të Shqipërisë.
Për herë të parë në këta 3 vjet, tha kryebashkiaku Basha, paraqitet një buxhet i plotë dhe pret një miratim në mënyrë që operimi i tij të mos bëhet i përmuajshëm si dy vitet e fundit, por të bëhet i përvitshëm.
Kjo është hera e parë, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, që projektbuxheti vjen jo vetëm i përkthyer në investime, por edhe i detajuar zë për zë. Sipas Bashës, transparenca është e pakrahasueshme me çdo projekt tjetër të paraqitur për miratim në Këshillin Bashkiak.
Qytetarët e Tiranës do të jenë në gjendje të kontrollojnë këtë buxhet edhe për sa dhe si janë investuar paratë e tyre.
Për herë të parë shifra e investimeve është 33%, 2% më shumë se sasia më e madhe e investimeve në 20 vitet e fundit.
Dhe kjo, tha kryebashkiaku Basha, bëhet në vitin e parë kur Bashkia e Tiranës nis të shlyeje principalin dhe interesat e kredive të marra në 10 vitet e fundit.
Sipas tij, ky buxhet kanalizon më shumë fonde tek investimet dhe më pak shpenzime për administratën
Basha theksoi se “ky buxhet nuk ka të përllogaritur asnjë lloj rritje takse apo tarife, por ka si synim të gjenerojë më shumë të ardhura nëpërmjet shtrirjes së bazës fiskale në mënyrë të drejtë anë e mbanë qytetit”.
Investimet në infrastrukturën arsimore zënë një vend të veçantë në buxhet, ku është parashikuar ndërtimi i 4 shkollave të reja 9-vjeçare, 2 shkollave të mesme, 3 kopshteve dhe 2 çerdheve.
Vëmendje të veçantë bashkia i ka kushtuar politikave sociale dhe ambientaliste.
Kështu parashikohet ngritja e 6 qendrave të reja sociale, bonusi i qerasë për familjet në nevojë, janë parashikuar lehtësira fiskale për kategoritë në nevojë, pensionistët dhe veteranët. Ndërkohë, vitin e ardhshëm do të fillojë Programi i Integrimit të të Pastrehëve, do të fillojë funksionimi i banesave sociale, sikundër do të bëhen studime dhe projektime për ndërtimin e banesave të reja sociale nëpërmjet partneritetit publik-privat. Aplikim online për lejet dhe licensat është një tjetër reformë e rëndësishme që parashikohet nga bshkia.
Do të planifikohen skema të reja të transportit publik, hapësira të reja të gjelbra, dhe organizim të trafikut në qytet i cili do të kontrollohet nga një qendër me teknologji moderne.
Ndërkohë, edhe sporti nuk ka mbetur jashtë vemendjes së buxhetit. Kështu në vitin e ardhshëm bashkia ka rezervuar 80 milionë lekë për klubin e futbollit të Tiranës, por edhe fonde të tjera për aktivitete të tjera sportive.
Përveç projekbuxhetit 2012, Këshilli Bashkiak miratoi edhe projekte të reja të kryebashkiakut Lulzim Basha, që kanë të bëjnë me përpjekjet për të krijuar vende pune, për të ndërtuar një Tiranë moderne europiane, për të përmirësuar shërbimet e qytetit, përfshirë dhe zërin e qytetarëve në qeverisje.