Kreu i ekzekutivit pret te Ngarkuarin me Pune te Republikes se ekise
Kryeministri Berisha priti në takim, të Ngarkuarin me Punë të Republikës së Çekisë në Tiranë, Vladimir Valky, i cili ushtron përkohësisht edhe funksionet e kreut të Ambasadës Çeke në Tiranë. Në këtë takim, kryeministri Berisha vlerësoi figurën e ish-presidentit Havel si një personalitet frymëzues për të gjitha vendet e Evropës Lindore e Juglindore dhe për të gjithë qytetarët dhe intelektualët e lirë të këtyre vendeve, të cilët u ngritën për të shembur komunizmin në fillim të viteve ’90 dhe gjetën tek figura e Vaslav Havel shembullin më të mirë të një individi e politikani të lirë. Bashkëbiseduesit u ndalën tek marrëdhëniet midis dy vendeve e qeverive, ku fusha si ajo e arsimit, shkëmbimet ekonomike e tregtare, por edhe thithja e investimeve apo projekteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit u konsideruan si sektorë të rëndësishëm për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Nga ana e tij, Valky e siguroi kryeministrin Berisha se Republika e Çekisë ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e qeverisë shqiptare, në të gjitha përpjekjet për projektin madhor të integrimit europian. Në këtë kuadër, Çekia do të mbështesë fuqishëm dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, në periudhën më të afërt gjatë vitit të ardhshëm.