Durres atentat me arme kandidatit te PS per komunen Ishem

Ne qarkun e Durresit eshte shenuar nje incident me arme qe nga dega e Partise Socialiste e ketij qyteti eshte konsideruar si incident elektoral. Kandidati i Partise Socialiste per komunen e Ishmit Sulejman Ibrahimi eshte qelluar me arme zjarri. Dega e PS-se Durres ben me dije se Ibrahimit i ishte zene prite nga pese persona te cilat kane qene te armatosur me kater arme te tipit kallashnikov dhe nje pistolete. Personat e armatosur kane qelluar mbi automjetin me te cilin udhetonte kandidati i PS-se. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 0100 te dites se sotme ne rrugen Shen Pjeter - Drac.