E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, automjeti përplas për vdekje shoferin e autobusit

Një person ka gjetur vdekjen, duke u bërë viktimë e një aksidenti në Durrës. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 16:30 në aksin rrugor Durrës-Kavajë, në zonën e Malit të Robit, ku një shofer autobusi teksa ka zbritur nga automjeti që drejtonte është përplasur në mënyrë të befasishme nga një automjet tip fuoristradë.

Viktima është Ridvan Naska, shoferi i autobusit të linjës Tiranë-Gramsh, ndërsa fuoristrada drejtohej nga shtetasi Bardhyl Cikalleshi. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›