E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet, vdes fëmija në spital, shkarkohet drejtori

Pas hetimeve për vdekjen e Eva Behollarit, u zbulua se mungonin të dhënat në kartelën klinike.

“U evidentua se nuk është respektuar sistemi i referimit të pacientit për raste të tilla të rënda, të cilat për mungesë të kapaciteteve të spitaleve të distrikeve duhet të referohen menjëherë në spitalet rajonale. Ministri i Shëndetësisë ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të spitalit të Përmetit, zotit Dhimitër Nasi. Pas verifikimit të kartelës klinike  të fëmijës për mangësitë e vërejtuar në përshkrimin e ndjekjes së rastit, ministri Tavo urdhëroi vërejtje për paralajmërim largim nga puna të mjekut pediatër”, tha zëdhënësja Ministrisë së Shëndetësisë, Alisa Demollari.

Specialistët e shëndetësisë po zhvillojnë hetimet epidemiologjike të rastit, të cilat do të bëhen publike më 20 gusht, të cilat do të nxjerrin shkaqet reale të vdekjes së vajzës. /Start/

                                                                                             2012-08-16 15:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›