Hana: Pacientët onlinë, rritet transparenca

Me qëllim evidentimin e saktë të numrit të personave që mbulohen me shërbim shëndetësor bazë, të regjistruar pranë çdo mjeku të përgjithshëm dhe të familjes sipas qendrave shëndetësore të kujdesit parësor.
Drejtoresha e ISKSH-se, znj. Elvana Hana ka ndjekur nga afër ecurinë e procesit te regjistrimit pranë mjekut te familjes, regjistrim qe po ecën me ritme te mira në të gjithë vendin. Kështu, nga të dhënat e ISKSH-së, nga 38.500 dublikime janë pastruar rreth 80% e tyre. Hana bëri me dije se janë regjistruar në regjistrin elektronik të gjithë banorët e rinj, lindje dhe të ardhura, të cilët nuk kanë qenë të hedhur në regjistrin elektronik.
“Aktualisht në sistem janë të regjistruar 3. 9 milion banorë që mbulohen me shërbim shëndetësor nga QSH te kujdesit parësor. Gjithashtu, në nismën e ISKSH-së, për kontaktimin e banorëve nga mjekët e përgjithshëm dhe të familjes, si dhe pajisjen me ID të tyre, aktualisht janë kontaktuar rreth 25% (ne rajone si Lezha, Korça, Dibra, Shkodra dhe Tirane janë kontaktuar rreth 50%) e gjithë banorëve të regjistruar pranë mjekut të përgjithshëm dhe të familjes, dhe kjo përqindje rritet ndjeshëm nga dita në ditë”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-se.
Sipas znj. Hana, regjistri elektronik i pacienteve rrit transparencën dhe i mundëson ISKSH-së të lidhë në mënyrë të saktë buxhetin me numrin e banorëve të cilëve u shërben një qendër shëndetësore. /Start/
2012-08-16 14:53