E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ftuan për kafe, e grabisin me armë

 Në kushtet e flagrancës u arrestuan shtetasit Kristi  Pine, 21-vjeç, banues në Elbasan, si dhe Desara Rabija 21 vjeçe, banuese në fshatin Dushk Lushnjë, teksa shpallet në kërkim bashkëpunëtori tjetër i kësaj ngjarje.

Arrestimi i tyre u bë  pasi, në lagjen “Kala”, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, këta shtetas, kanë ftuar shtetasin A.M, 21 vjeç, banues ne Elbasan, i cili ishte dhe drejtues mjeti me mjetin e tij, për të pirë një kafe.

Pasi kanë mbërritur ne vendin e caktuar, një shtetas i maskuar është afruar duke e kërcënuar me një armë zjarri tip pistoletë, duke i marrë portofolin me 40.000 leke të reja si dhe varësen e floririt nga qafa, shtetasit A. M.

Nga puna e kryer nga ana e policisë, rezultoi se autori i tretë i kësaj ngjarje dhe që kreu grabitjen ka lidhje dhe është bashkëpunëtori me dy shtetasit e arrestuar. Nga ana e policisë është bërë i mundur identifikimi dhe po punohet për kapjen e tij. /Start/

                                                                                             2012-08-16 10:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›