Totozani-Nishani: Të shembim “nyjen gardiane”

Presidenti Nishani u fokusua tek aksesi në drejtësi për qytetarët, eliminimi i vonesave në praktikat gjyqësore si dhe kërkoi nga Avokati i Popullit të jetë aktiv në trajtimin e rasteve shqetësuese që prekin funksionimin e gjyqësorit, duke i ofruar mbështetje të fuqishme në këtë drejtim.
Avokati i Popullit, Totozani, gjatë bisedës me Presidentin Nishani u ndal në dy probleme të rëndësishme, si ai i moszbatimit të vendimeve të gjykatave, të cilin e konsideroi një “nyje gordiane” për sistemin e drejtësisë në vend dhe trajtimin me prioritet të grupeve vulnerabël të shoqërisë. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e garantoi Avokatin e Popullit për mbështetjen e Tij maksimale në ndjekjen me rigorozitet të punës së Institucioneve të Pavarura të Drejtësisë në luftën kundër fenomeneve të ndryshme, që prekin qytetarët shqiptarë. /Start/
2012-08-16 14:49