E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, dy të plagosur, pranga autorëve

Ai u arrestua në flagrancë pasi në banesën e tij ka tentuar të vrasë me armë të ftohtë thikë kunatin e tij shtetasin P. J., 32 vjeç, banues po në këtë lagje, i cili aktualisht, si pasojë e plagëve të marra, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti familjar, për motive të dobëta, mes autorit të krimit, bashkëshortes së tij dhe kunatit (vellait të bashkëshortes).  Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e krimit, armë e ftohtë, thikë, me teh dhe maje të mprehtë. Ndërkohë, sot në mëngjes u arrit arrestimi në  flagrancë i shtetasit Rifat Kurtaj, 49-vjeç, banues në fshatin Ktosh, komuna Gruemirë, rrethi Malësi e Madhe.

Arrestimi i tij u bë, pasi ky shtetas mëngjesin e ditës së sotme ka plagosur, me armë zjarri automatik, bashkëfshatarin e tij shtetasin N. N., vjeç 45, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Kapja dhe arrestimi autorit të ngjarjes, shtetasit Rifat Kurtaj, u bë e mundur pak minuta pas krimit, falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave policore dhe në sajë të një operacioni të mirëorganizuar.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua arma e krimit, armë zjarri automatik. Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, mësohet se ngjarja ka ndodhur, si pasojë e një konflikti, për motive pronësie. /Start/

                                                                                             2012-08-16 14:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›