E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres avaria shkakton mbytjen e dokut

Doku lundrues i kantierit detar në Durrës ka pësuar një avari gjatë natës dhe tashmë ai gjendet i zhytur në pjesën më të madhe të tij. Doku ka shërbyer deri tani për riparimin e anijeve të tonazheve të mesme.

Gjatë lëvizjes nga vendi ku qëndronte i akostuar prej vitesh, doku ka pësuar një defekt në pjesët elektrike, ndërsa më pas, ka filluar zhytja. Nga një lartësi prej 12 metrash, tashmë shumë pak ka mbetur mbi ujë.

Tetë vjet më parë, doku tentoi të mbytej nga punëtoret e kantierit detar, të cilët kërkonin rritjen e pagës dhe sigurimin e viteve të punës, por pas negociatave disa ditore, mbytja e tij u shmang për të arritur tek defekti i sotëm që e bëri të pashmangshme mbytjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›