E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta pas gjyqit Prokuroria u terhoq nga prova

Kryetari i Lëvizjes Socialistë për Integrim, Ilir Meta e cilëson të paprecedentë tërheqjen e prokurorisë nga një provë që do të përdorte në gjyqin kundër tij, që ishte materiali filmik i zbuluar nga ekpertët amerikanë, ku Dritan Prifti ndante 70 mijë euro me ish-zëvëndësminsitrin e ekonomisë, Leonard Beqiraj. Interesi i prokurorisë, tha Ilir Meta, është të shtojë prova dhe kjo tërheqje është dëshmi e marrjes së saj peng nga Dritan Prifti.

“Është e vetmja provë shumë e qartë me figurë, zë me të gjitha. Çfarë e shtyn prokurorinë në këtë drejtim? Për të tërhequr si provë një gjë të cilën vetë e ka sjellë si të tillë dhe për të cilën vetë ka vendosur paragrafë të caktuar në dosjen hetimore. Çfarë e shtyu prokurorinë për të tërhequr edhe një dëshmitar tjetër? Pra, është e qartë marrëdhënia e pengmarrjes së prokurorisë me përgjuesin tim. Këto janë favore dhe kushtëzime që janë kërkuar prej tij në mënyrë që ai të vazhdojë të dëshmojë në mënyrë të rreme dhe njëkohësisht që të ketë favore të tjera për procesin e tij apo procese të tjera që mund të ketë”-tha Meta.

Kryetari i Lëvizjës Socialiste për Integrim tha se të gjitha shkeljet e konstatuara në procesin gjyqësor të hapur ndaj tij, do të shërbejnë për të goditur në mënyrë ligjore përfshirjen e organit qendror të akuzës në lojëra politike.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›