E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, bandat rivale horror në autobus, vritet 1, plagosen 4 persona

Motivi, hakmarrja. Kapen 2 autorët e krimit, në kërkim i treti    
Shkozeti i Durrësit brenda pa ditësh përgjaket sërish, këtë herë si pasojë e një konflikti të armatosur mes dy grupeve rivale rome. Por tragjedia që ka lënë pas 4 të plagosur dhe një të vdekur. Autobusi me targa DR 8248 E, po kthehej nga qyteti i Durrësit drejt fshatit Katund i Ri për të bërë të mundur transportin e pasagjerëve. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në vendin e quajtur Nishtulla e Vjetër në Shkozet. Ngjarja që ka ndodhur pasditen e djeshme ka rezultuar tepër e rëndë për tre udhëtarët të autobusit nga të cilët njëri ka ndërruar jetë, ndërkohë që janë plagosur edhe dy pjesëtarë të familjeve rome nga të cilët njëri ishte në konflikt. Shtetasit Silvana Hasani 19 vjeçe, Albana Noci, 33 vjeçe, Suela Qemo 35 vjeçe, Dilaver Meta 33 vjeç si dhe Bashkim Zhupi 52 vjeç, i cili ka marrë 6 plumba në qafë, kanë qenë viktimat e përplasjeve midis dy familjeve rome. Dy prej tyre janë pjesë e komunitetit rom, Dilaver Meta 33 vjeç dhe Suela Qemo 35 vjeçe, ndërsa tre të tjerët ishin pasagjerë në autobus. Objektivi në këtë atentat ka qenë pikërisht Dilaver Meta, një ngjarje që e ka zanafillën kohë më parë e pikërisht në janar 2008 kur Sajmir Kalemi ka qëlluar me kallash kundrejt Dile Metës 69 vjeçe dhe Ornela Metës 14 vjeçe, gjyshe dhe mbesë duke i lënë të dyja të plagosura në gjendje të rëndë. Edhe në atë kohë objektivi mendohet të kishte qenë pikërisht shtetasi Dilaver Meta, i cili banonte pikërisht në banesën ku dhe ndodhi plagosja e familjarëve të tij. Dje atentatorët iu rikthyen sërisht konfliktit të vjetër, por këtë herë përveç Metës kanë mbetur të plagosur edhe katër të tjerë persona të rastësishëm, nga të cilët njëri ka vdekur. Në të dyja anët e kësaj rruge banojnë familje rome, ndërkohë që në kohën që autobusi kalonte aty rastësisht, kishte filluar përplasja mes dy familjeve që ende nuk identifikohen nga policia. Zanafilla e sherrit që ka shkaktuar edhe plagosjet e janarit 2008 si dhe gjakderdhjen e së martës lidhej me vajzën e njërës prej familjeve që ishte ngacmuar nga djali i familjes tjetër. Hakmarrja e familjes së prekur në nder nuk ka të mbaruar dhe tashmë në momentin e parë kur djali i cili ishte larguar me banim në Tiranë rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër menjëherë është rihapur konflikti që ka shkaktuar tragjedinë tek persona të rastësishëm. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa është bërë i mundur arrestimi i tyre. Sipas burimeve të forcave blu, mësohet se janë arrestuar Kujtim Meta 30 vjeç si dhe Nazim Kalemi, 49 vjeç. Të dy autorët e ngjarjes i arrestuan në banesat e tyre në Shkozet dhe si provë materiale iu sekuestruan armë zjarri, tip automatik, të cilat i kanë përdorur gjatë atentatit me armë. Policia për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, ka shoqëruar në ambientet e komisariatit dëshmitarë, të cilët ndodheshin në vendngjarje. Ndërkohë që personat e plagosur janë transportuar menjëherë për në urgjencën e spitalit të Durrësit, ku për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pasi kishte mbërritur 52- vjeçari Bashkim Zhupi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›