E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Aleanca Demokratike mund të shkrihet me PDSH

Përfundimi i zgjedhjeve të 28 qershorit, do të sjellë të tjera konfigurime në jetën politike dhe më konkretisht, në funksionimin e partive të vogla. Kështu pas reformatorëve të Pollos që u rikthyen në ish-partinë mëmë nga e cila dolën 7 vjet më parë, edhe Aleanca Demokratike pritet që të shkrihet me Partinë Demokratike. Vet presidenti i PAD-së, Neritan Ceka konfirmon në një prononcim televiziv një mundësi të tillë, e cila sipas tij diktohet fort edhe nga vet natyra e kodit të ri zgjedhor. Kjo nuk është shtruar si një alternativë e programit zgjedhor, por natyrisht tendenca e kodit është ti bashkojë partitë, ti krijojë dy grupime të mëdha, qoftë federativ, qoftë të unifikuar, por kjo është një çështje, që pastaj do diskutohet në kuadrin e qeverisjes së ardhshme. Mendoj se kjo është e mundshme për të gjitha partitë, qoftë nga e majta, qoftë nga e djathta, megjithatë është ende herët të flasim, ka theksuar presidenti i PAD-së. Pak ditë më parë Neritan Ceka firmosi aleancën parazgjedhore me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›