E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimi i Fiks-it, pezullohet polici

Menjehere pasi ne emisionin “Fiks Fare” u transmetuan shkeljet e policise ne piken e kalimit kufitar te Hanit te Hotit, kane nisur hetimet per dy shkelesit e ligjit dhe eshte pezulluar nga detyra polici Shaqir Hasanaj.

Ne nje njoftim zyrtar thuhet se Sherbimi i Kontrollit te Brendshem dhe drejtoria kunder krimit ekonomik-financiar kane nisur hetimet ndaj punonjesit te policise, Shaqir Hasani, si dhe ndaj ish-punonjesit te policise Tom Camaj.

Ky i fundit punonte si taksist, ne nje kohe qe ka dale ne reforme qe prej vitit 2006. Zyrtarisht konfirmohet se Hasanaj eshte pezulluar nga detyra per te mos penguar hetimet e metejshme.

Te dy keta shtetas po hetohen per vepren penale te “shperdorimit te detyres” dhe “korrupsionit pasiv nga punonjes qe ushtrojne funksione publike”.

Policia e Shtetit ripublikon serish numrin telefonik 129, duke ftuar qytetaret te denoncojne rastet e korrupsionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›