Durrës, bashkia rrit taksat vendore
• Mbi 1500 ekonomistë, përkthyes, noterë, avokatë, dentistë etj., që kanë licencuar aktivitetet e tyre në Durrës do të paguajnë vitin e ardhshëm 10% më shumë për taksat vendore.DURRES/ OERD ULQINI Kriza energjetike detyron Bashkinë e Durrësit të ndryshojë strategjinë e vjeljes së taksave për bizneset. Kryetari Vangjush Dako do t’i kërkojë Këshillit Bashkiak në mbledhjen më të afërt të tij të ulë me 10% taksat vendore për aktivitetet e prodhimit dhe të rrisë me 10% ato që kanë të bëjnë me profesionet e lira. Kjo do të thotë, që të gjithë ata që ushtrojnë profesionet e lira do të paguajnë më shumë, pasi aktiviteti i tyre nuk cenohet aspak nga kriza energjetike dhe vështirësitë e tjera me të cilën përballen prodhuesit. “Profesionet e lira janë ato që kanë më pak shpenzime. Një noter i paguan bashkisë afërsisht 3.400 lekë në vit për taksat, por jam i sigurtë se këto para ai i merr vetëm me një akt noterizimi. Duke llogaritur se këto aktivitete nuk kanë shpenzime shtesë ashtu sikurse prodhimi, kam mendimin që Këshilli Bashkiak duhet të votojë propozimin e ri”, tha Dako në tryezën e rrumbullakët. Sipas këtij propozimi, Dako synon të ulë shpenzimet për atë kategori biznesesh të Durrësit që përballen direkt me krizën e energjisë dhe të naftës. Një propozim i tillë u mirëprit, si nga këshilltarët e majtë, ashtu dhe ata të djathtë. Në takimin me grupet e interesit dhe të shoqatës së bizneseve u dhanë edhe detaje të tjera të kësaj skeme që synon balancimin e të ardhurave të bashkisë me rritjen e taksave për profesionet e lira. Me këtë lëvizje të re taksash Dako synon që të mos cenojë aspak buxhetin bashkiak, pasi paratë që nuk do t’u merren prodhuesve janë thuajse të barabarta me taksat shtesë të mbi 1500 profesioneve të lira. Tryeza e rrumbullakët pati edhe debate mes palëve. Sipas Bashkim Koplikut, kjo kategori e fundit taksash synon ndarjen e bizneseve dhe jo bashkimin e tyre. Shpeshherë folësit vunë re edhe mangësi ligjore në interpretimin e saktë të taksave bashkiake. Tryeza e rrumbullakët mes vendorëve të Durrësit dhe klasës së biznesit synon të përmirësojë tregun lokal të sipërmarrjeve duke e përshtatur atë me krizën energjetike. Në Durrës numërohen mbi 1 500 licenca për profesione të lira si përkthyes, noter, avokat, dentist etj., të cilat me miratimin e paketës së re fiskale do të paguajnë 10% më shumë sesa tani. Nga ana tjetër, prodhuesit shfaqën miratimin e tyre për skemën e re që synon të fusë kryebashkiaku Dako. Sipas vendorëve të qytetit bregdetar, problematikat e shumta që po kalon Durrësi dhe mbarë Shqipëria sjellin domosdoshmërinë e kryerjes së reformave të reja ekonomike.Buxheti i bashkisë i ndarë në dy zëraBuxheti vjetor i Bashkisë së Durrësit arrin vlerën e 24 milionë dollarëve. Afro 30% e kësaj shume vilet nga taksat vendore mbi biznesin e vogël, i cili me dy kategoritë e tij “aktivitet prodhimi” dhe “profesione të lira” ishte objekt i diskutimeve të gjera mes kryebashkiakut Dako dhe sipërmarrjeve private. Viti 2007 shënon herën e parë të kalimit të kësaj takse nën administrimin vendor, pasi më parë ajo është vjelë nga dega e Tatim-Taksave të Durrësit. “Taksat vendore mbi biznesin e vogël përbëjnë 30% të të ardhurave tatimore dhe 23% të të ardhurave të vetë bashkisë”, u tha në takim.30 per qinddo të jetë ulja e taksës vjetore për bizneset me aktivitet prodhues, ndërsa do të shtohet për veprimtaritë e quajtura “profesione të lira”1500 aktivitetetë cilësuara si profesione të lira numërohen në Durrës, mes të cilëve ekonomistë, avokatë, etj., që do të preken nga rritja e taksës vendore30 per qinde buxhetit vjetor të Bashkisë së Durrësit sigurohet falë vjeljes së taksës ndaj biznesit të vogël që zhvillon aktivitetinnë këtë qytet