Çarmatosja, Gjermania shpall “zonat pa arme”
Per t'u dale perpara rasteve te tilla ministrat e puneve te brendshme te landeve si dhe ai i federates rane dakord qe te shpallin si "zona pa arme" disa pika ku kohet e fundit ka pasur raste te perserituara dhune dhe perdorimi armesh si dhe te perforcojne ligjin per mbajtjen e armeve te zjarrit.
Ligji eshte ashpersuar me 2003
Ligji per mbajtjen e armeve te zjarrit u ndryshua nje here me 1 prill 2003 duke u ashpersuar se tepermi. Ne kete menyre mosha minimale per blerjen dhe te drejten per te mbajtur arme u rrit nga 18 ne 21 vjeç. Ashpersimi i ligjit ndodhi si reagim ndaj ngjarjes se nje gjimnazi ne Erfurt, ku nje nxenes 19-vjeçar vrau ne amok 17 nxenes dhe mesues.
Per te blere nje arme ne Gjermani nevojitet nje certifikate pronesie armesh, kurse per ta mbajtur armen me vete te nevojitet edhe nje leje mbajtjeje armesh. Leja e armeve nuk i jepet kujtdo, pra perpara se te marre nje leje te tille personi ne fjale duhet te shkoje per kontrroll tek mjeku, i cili duhet te deshmoje se personi eshte i afte menderisht per te mbajtur arme. Ligji i vitit 2003 permban edhe kufizime te tjera, pra personat qe jane denuar me te pakten nje vit heqje lirie, jane anetare te ndonje organizate te ndaluar apo antikushtetuese, ose jane denuar ne rini me masa ndeshkimoro-edukative nuk kane te drejte te mbajne arme.
Ligj i ashper edhe per municionet
Ne vitin 2003 u ashpersua edhe ligji per magazinimin dhe depozitimin e armeve. Armet dhe municioni duhet te mbahen ne vende te ndara. Ne baze te ketij ligji u ndaluan arme te tilla si pumpguns, thika flutur apo yjet thike, qe perdoren prej krimineleve. Per pistoletat me gaz apo me presion per te cilat me pare nuk nevojitet leje armesh, u be e detyrueshme e ashtuajtuara leja e vogel e armeve.
Leje e vogel per armet
Statistika e krimeve deshmon se ashpersimi i ligjit per armet - sidomos rritja e moshes se lejuar per mbajtjen e armeve - ka qene efikase: Gjate kater viteve te fundit numri i veprave penale gjate te cilave ishin perdorur arme zjarri u pakesua me rreth 1.000 raste, duke kapur nivelin e 4.500 rasteve. Po ashtu renie pati edhe ne rastet e kercenimeve me perdorim armesh, nga te cilat u regjistruan rreth 8.800 raste, pra 2.000 me pak se periudha e meparshme.
Ndalim armeve - lodra
Ne fund te nentorit 2007 kabineti gjerman vendosi nje ashpersim te metejshem te ligjit per armet. Koalicioni i madh synon qe te ndalohet edhe mbajtja e armeve lodra, te cilat ngjajne shume me armet e verteta. Po ashtu synohet te ashpersohen edhe ligjet per trashegimin e armeve: Ai qe trashegon nje arme, por nuk shkon vete as per gjah, as per t'u stervitur ne poligon, eshte i detyruar qe ne rast se do ta mbaje armen si kujtim, ta siguroje ate me nje sistem special bllokimi.
Frena per tregtine e armeve
Edhe BE-ja planifikon ashpersimin e ligjit per armet. Me se voni deri ne vitin 2010 te gjitha vendet e BE-se duhet te kene instaluar regjistra te kompjuterizuar per armet, per t'i vene nje lloj freni tregtise ilegale te armeve. Si moshe minimale per blerjen e nje arme do te rekomandohet mosha 18-vjeçare, por shtetet e BE-se do te kene te drejte qe si Gjermania ta ngrene kete moshe. Ligji gjerman per armet konsiderohet si nje nder me te ashperit. Megjithate ekspertet theksojne se me gjithe perpjekjet me ane te ketij ligji nuk mund te zgjidhet problemi me i madh ne vend, pra blerja ilegale dhe mbajtja e armeve pa leje. Sipas vleresimeve te sidikates se policise ne Gjermani jane ne qarkullim rreth 20 milione arme ilegale.
(D.W)
13 Dhjetor 2007