Durrës, vetëhelmohet 30-vjeçarja, nuk dihen shkaqet

Një 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke e vetëhelmuar në banesën e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ish Kënetës në Durrës ku një 30-vjeçare, identitetit i të cilës ende nuk bëhet i ditur është vetëhelmuar.
Familjarët e 30-vjeçares e kanë gjetur atë të gjallë dhe e kanë dërguar menjëherë në spital por fatkeqësisht ajo nuk ka mundur dot të jetojë.
Nuk dihen ende shkaqet e vetëhelmimit të 30-vjeçares por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.