E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres bllokohen kosovaret

Emigrantët kosovarë të pajisur me pasaportat e ish-Jugosllavisë janë ndaluar nga autoritetet policore të Durrësit për të hipur në tragetet e linjave detare duke shkaktuar habi dhe reagim te ta, pasi përvec ndërprerjes së papritur të udhëtimit për t’u kthyer në vendet ku jetojnë dhe kostos financiare, rrezikojnë të humbasin edhe vendet e punës.

Gjatë 48 orëve të fundit mbi 100 shtetas kosovare të pajisur me këto pasaporta dhe familjet e tyre nuk janë lejuar të kalojnë kufirin shtetëror përmes portit të Durrësit.
 
Ndërprerja e detyruar e udhëtimit është konsideruar e papritur dhe arbitrare nga shtetasit kosovarë, pasi me të njejtën pasaportë kanë kaluar kufirin shqiptaro-malazez e më pas kanë udhëtuar nëpër Kroaci, Hungari, Slloveni e vende të tjera të Europës pa probleme.

Ka qenë Ministria e Punëve të Jashtme që përmes Drejtorisë së Policisë së Shtetit ka njoftuar drejtoritë e kufirit për kërkesën e përcjellë nga Ambasada e Serbisë në Tiranë që njofton se në bazë të ligjit serb mbi dokumentat e udhëtimit të modelit të ish-Jugosllavisë, vlefshmëria e tyre ishte deri në 31 dhjetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›