E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS pershendet thirrjen e SHBA per kompromis Beteja jone vazhdon

TIRANE- Beteja jone vazhdon- keshtu u shpreh sot deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla ndersa ne emer te partise se tij pershendeti thirrjen e Zv/Ndihmes Sekretarit amerikan te Shtetit per Evropen Tomas Kantrimen lidhur me nevojen urgjente per zgjedhjen e krizes politike te pranueshme nga te gjitha palet.

Partia Socialiste eshte perpjkur ta beje kete tha Balla.

Kemi ofruar zgjidhje pas zgjidhjesh kompromise pas kompromisesh te cilat kane rene ne veshin e shurdhet dhe syte e verber te nje pushteti i cili duke refuzuar e mbajtur peng me cdo menyre transparencen dhe hetimin parlamentar ka dhene proven me te qarte te nje manipulimi te madh te procesit te fundit zgjedhor-tha Balla

Sipas Balles Sali Berisha te gjitha perpjekjeve te PS-se i eshte pergjigjur me genjeshtra dhe trillime.

Ne fillim tha se fletet e votimit nuk do ti digjte por fletet e votimit u dogjen tha se ishte i gatshem te votonte komisionin hetimor por komisioni nuk u ngrit kurre tha se listat zgjedhore do ti viheshin ne dispozicion hetimit parlamentar e nderkohe po tenton ti burgose listat per 25 vjet duke i klasifikuar si dokument secret- u shpreh ai



Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane shprehur dje qendrimin e tyre zyrtar ne lidhje me ngercin politik ne Shqiperi dhe djegien e fleteve te votimit Djegia e fleteve KQZ ka bere punen e tij sipas rregullores. Shqiptaret duhet te negociojne me veten dhe te zgjidhin ceshtjet brenda vendit ne menyre demokratike me dialog dhe kompromis. Ne do te japim ndihme ne qofte se dy partite tregojne vendosmeri per te folur me njera-tjetren.

Tom Kantrimen Zevendesndihmessekretar i Byrose per eshtjet Europiane dhe Euroaziatike ka shprehur dje permes nje interviste nga Uashingtoni qendrimin zyrtar te SHBA-ve per ngercin politik ne Shqiperi. Duke komentuar ceshtjen e djegies se te votimit ai ka pohuar se KQZ ka bere detyren e saj. Nga ana tjeter Kantrimen ka kerkuar bashkepunimin e forcave kryesore politike ne zgjidhjen e ngercit. Ne fund te intervistes per seksionin shqip te Zerit te Amerikes Kantrimen ka bere edhe nje apel per qytetaret shqiptare duke kerkuar qe te dalin vete vullnetare per te vezhguar zgjedhjet dhe per te parandaluar manipulimin e tyre.

VOA Faleminderit qe me dhate kohen sot per kete interviste dhe doja te filloja me Shqiperine. Sic e dini autoritetet shqiptare ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve vendosen kohet e fundit te fillonin me eliminimin shkaterrimin e fleteve te votimit te vitit 2009 dhe kjo i ka shtuar edhe me teper debate sages pambarim te zgjedhjeve te pergjithshme ne kete vend. Cilat jane mendimet tuaja mbi kete
ZV/NS KANTRIMEN Une mendoj se KQZ ka bere punen e tij sipas rregullores se tij. Ndoqi procesin qe ishte i nevojshem per te marre kete vendim. shte e rendesishme per te gjitha palet dhe te gjithe anetaret e ketij komisioni qe te marrin pjese ne kete proces.

VOA A mendoni se per nje vend anetar te NATO-s si Shqiperia ceshtja e zgjedhjeve fakti qe zgjedhjet jane kontestuar atje gjate gjithe kohes a duhej tashme ti perkiste te kaluares dhe qe keto gjera duhet te ishin zgjidhur shume kohe me pare Dhe sa po e demton vendin ky ngerc
ZV/NS KANTRIMEN Se pari Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s dhe i ka marre shume seriozisht detyrimet e saj si vend anetar i NATO-s duke kontribuar ne misionin ne Afganistan per shembull dhe kjo eshte e rendesishme dhe vleresohet nga pjesa tjeter e NATO-s. Ajo u be anetare e NATO-s sepse permbushi standardet per nje demokraci parlamentare europiane. Qe nga ajo kohe ngerci dhe mospjesemarrja brenda sistemit politik shqiptar ka demtuar jo vetem reputacionin e Shqiperise por edhe potencialin e saj per te ecur perpara me integrimin europian dhe per tu bere anetare e Bashkimit Europian. Si anetare e NATO-s dhe si nje vend qe thote se eshte gati te filloje negociatat me Bashkimin Europian Shqiptaret duhet gjithashtu te jene ne gjendje te negociojne me veten dhe te zgjidhin ceshtjet brenda vendit ne menyre demokratike me dialog dhe kompromis dhe gjithe vonesa per te perparuar ne kete drejtim nuk i vjen ne ndihme reputacionit apo axhendes se saj per te hyre ne Bashkimin Europian.

VOA Ajo qe sapo thate qe nuk ka ndodhur qe partite politike shqiptare te flasin me njera-tjetren dhe te zgjidhin problemet dhe jo shume kohe me pare ju permendet dicka se SHBA dhe vende te tjera jane te gatshme te ndihmojne Shqiperine te pergatise po perifrazoj ketu deklaraten tuaj nje pakete ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te mos kontestohen perseri. Mund te flisni pak me teper per ate qe keni parasysh me kete Keni kontaktuar autoritetet shqiptare Ka ndonje zhvillim
ZV/NS KANTRIMEN Se pari une nuk sugjerova nje pakete. Le te flasim per zgjedhjet e radhes ne maj.

VOA Ju permendet se SHBA-te ishin te gatshme te ndihmonin vendin.
ZV/NS KANTRIMEN SHBA-te jane gjithnje te gatshme te ndihmojne. Do te flas saktesisht per cfare mund te bejme ne. Pika e pare eshte raporti i OSBE-se raporti i saj per zgjedhjet e 2009 beri te qarte cfare nevojitet te behet nga partite ne menyre qe te permiresohet procesi zgjedhor. Dhe ka 31 rekomandime specifike besoj. Me i rendesishmi eshte rekomandimi i pare qe partite kryesore te tregojne vullnetin politik te nevojshem per te mbajtur zgjedhje te besueshme. Dhe eshte kjo kerkese e pare bashke me te tjerat qe nuk jane trajtuar ende nga partite kryesore ne Shqiperi. Se dyti per sa i perket asaj qe nevojitet per zgjedhjet me lejoni te flas pak per zgjedhjet ne Kosove muajin e kaluar. Isha atje ne diten e zgjedhjeve.

VOA Ndoshta flasim me vone per Kosoven.
ZV/NS KANTRIMEN Dua vetem te ve dicka ne dukje ne 12 dhjetor Kosova mbajti zgjedhjet e saj te para qe nga pavaresia. Zgjedhjet nuk ishin te persosura dhe kjo eshte arsyeja pse ato do te perseriten pjeserisht te dielen. Por ajo qe me beri shume pershtypje ndersa isha ne terren ate dite ishte te shihja me shume se 30000 qytetare te Kosoves qe kishin dale vullnetare te kalonin diten duke sherbyer si vezhgues te pavarur te zgjedhjeve duke u perpjekur te garantonin pastertine e zgjedhjeve. Tani ajo qe do te doja te shihja ne Shqiperi eshte nje proces qe fillon tani ne te cilin 30 60 apo 90 mije qytetare te Shqiperise te bien dakord te behen vezhgues te zgjedhjeve ne ate dite. shte nje detyre qe nuk bie vetem mbi komunitetin nderkombetar por u takon qytetareve shqiptare te dalin e te thone ne do te vezhgojme zgjedhjet tona per tu siguruar qe ato te jene te drejta dhe qe te jene te pastra. Kjo eshte ajo ku Shtetet e Bashkuara jane absolutisht te pergatitura qe te ndihmojne.

VOA Si
ZV/NS KANTRIMEN Duke ndihmuar organizatat jo-qeveritare ne Shqiperi qe te organizojne keta vullnetare. Zgjedhjet ne Shqiperi nuk i perkasin as njeres parti dy apo tre partive. Ato i perkasin popullit shqiptar dhe u takon atyre te dalin vullnetare me shumice per te parandaluar cdo mosmarreveshje apo mashtrim me zgjedhjet. Ne do te ndihmojme ne kete perpjekje. Ne do te ndihmojme ne qofte se dy partite tregojne vendosmeri per te folur me njera-tjetren dhe per te bere kompromis mbi rregullat e zgjedhjeve. Nje perseritje e zgjedhjeve te meparshme ne qofte se smund te kemi zgjedhje te besueshme ne qofte se pasohen nga nje ngerc ne jeten politike te Shqiperise do ta zmbrapse vendin nga ato qe ... nga arritjet mbreselenese te 20 viteve te fundit.

VOA Dhe nje pyetje tjeter mbi Shqiperine. Aspiratat per anetaresim ne NATO dhe BE nga vendet e Ballkanit kane sherbyer si nje mjet inkurajimi nga Perendimi qe keto vende te kryejne reforma. Shqiperia hyri ne NATO dhe Shqiperi mori regjimin pa viza me BE-ne. Tani keto dy gjera jane arritur dhe cfare mjetesh te tjera ka perendimi per te inkurajuar popujt e ketyre vendeve te Shqiperise ne rastin tone qe te vazhdojne me reformat
ZV/NS KANTRIMEN 823 Ajo qe Shqiperia ka arritur eshte e rendesishme. Si anetaresimi ne NATO ashtu dhe liberalizimi i vizave me BE-ne. Shtetet e Bashkuara besojne fuqimisht se anetaresimi ne BE dhe procesi i futjes ne BE jane qendrore ne udheheqjen e procesit te reformave ne gjithe Europen Juglindore. Keni te drejte liberalizimi i vizave eshte shenja me e dukshme e ketij procesi. Shenjat e tjera te progresit mund te mos jene menjehere te dukshme ne te njejten menyre. Por potenciali per zhvillim ekonomik dhe social ne Shqiperi dhe fqinjet e saj ne procesin e hyrjes ne BE jane absolutisht te medha. Ne qofte se Shqiperia do te kete nje ekonomi te shekullit te 21-te ne qofte se do qe te kete nje qeverisje te paster ne qofte se do te kete respekt per shtetin ligjor duhet te vazhdoje te punoje me axhenden e saj per BE-ne. Dhe duhet sic e themi vazhdimisht te filloje me ceshtjet e shtetit ligjor transparences dhe qeverisjes se paster.



Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian jane te shumta pavaresisht perparimit te mire qe Shqiperia po ben drejt integrimit te plote ne institucionet euro-atlantike. Deklarata u be nga Zv. ndihmes sekretari i Shtetit per ceshtjet Evropiane dhe te Euroazise Tom Kantrimen gjate nje seance degjimore ne Komisioni amerikan te Helsinki.

Kantriman tha se ky perparim i Shqiperise eshte demtuar nga korrupsioni dhe mosmarreveshjet politike perfshire bojkotimin e parlamentit nga opozita. Mosmarreveshje te tilla nuk i sherbejne interesave te popullit shqiptar dhe duhet te marrin fund tha ai.
Zv.ndihmes sekretari amerikan i Shtetit theksoi se pikerisht keto mosmarreveshje politike ishin nje prej arsyeve te cituara nga Bashkimi Evropian qe Shqiperise iu mohua muajin e kaluar dhenia e statusit kandidat per ne BE.

Mberthimi ne kete ngerc politik e ka penguar Shqiperine te zbatoje reforma te rendesishme ne nje numer fushash kyce per procesin e anetaresimit ndaj dhe SHBA-te mbeshtesin qendrimin e BE-se qe keto reforma te zbatohen.

Kantriman tha se SHBA-te do ta ndihmojne qeverine shqiptare jo vetem per shkak te anetaresimit ne BE por edhe sespse keto reforma jane qenesore per mbarevajtjen afat gjate te demokracise ne vend.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›