Vlore e Fier policia shoqeron dhjetra persona

Sipas policisë aksioni ka qenë me karakter verifikimi, me qëllim kapjen e personave të kërkuar.
Policia u ka marrë shenjat e gishtërinjve një numri të madh adoleshentësh, pasi dyshohen se një sërë krimesh të kohëve të fundit në këto dy qarqe janë kryer prej kësaj kategorie, të cilët nuk figurojnë në sistemin e të identifikuarve të policisë.
Nga kontrollet në Vlorë, ku vetëm në lagjen Pavarësia u shoqëruan 68 persona, nuk rezultoi zyrtarisht ndonjë person në kërkim, por policia sqaroi se do të bëjë edhe krahasimin e gjurmëve të gishtërinjve të marra me ato të të rinjve që kanë kryer vepra penale, dhe që nuk janë të identifikuara.
Ndërsa aksioni në Fier është zhvilluar në qytet dhe fshatrat në periferi, si edhe në Patos. Por në Fier ky aksion i policisë ka hasur në kundërshtimet e prindërve të mbi 120 adoleshentëve të shoqëruar.
Në orët e vona të së shtunës, përpara godinës së Drejtorisë së Policisë ka patur me dhjetra prindër të cilët ankoheshin se nuk kanë patur dijeni për shoqërimin e fëmijëve në mjediset e komisariati, por nga ana tjetër kanë pretenduar se policia gjatë këtij aksioni ka ushtruar dhunë.
Kreu i Bashkisë së Patosi, Bardhi Meli dhe deputeti socialist Armando Subashi kanë mbështetur shqetësimin e banorëve.
Policia do të vazhdojë aksionin edhe në ditët e ardhshme në kuadër edhe të parandalimit të krimeve, që në vitin 2011, kanë qenë të shumta.