E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Opozita të kontribuojë për kodin dhe Gjykatën Administative

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje opozitës të bashkëpunojë për refrmën zgjedhore dhe të votojë ligjin për Gjykatën Administrative.

Në një konferencë për shtyp sekretari për marrëdhëniet me publikun Ardit Çela theksoi se opozita duhet të investohet pozitivisht në të mirë të interesave të vendit dhe se votimi dhe ngitja e Gjykatës Administrative është një nga hapat që duhet të ndërmarrë nga kjo forcë politike në dobi të biznesit.
 

“Votimi dhe ngritja e Gjykatës Administrative është një nga hapat e parë që duhen ndërmarrë dhe për të cilat opozita duhet të ndërrojë mendje, pasi është një kërkesë e vetë biznesit, e vetë shoqërisë, por është njëkohësisht edhe një ndihmë e aleatëve tanë strategjikë e cila nuk mund të refuzohet”, theksoi Çela.
 

Gjithashtu Çela theksoi se fillimi i punës për reformën zgjedhore, si një kërkesë e Parlamentit Europian është një tjetër hap i cili duhet hedhur, dhe për të cilin opozita duhet të japë konsensusin e saj, pasi në kundërshtim nga sjellja e vitit të kaluar, tashmë ka ardhur koha për t`u treguar seriozë e të përgjegjshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›