E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, bregdeti ndotet me inerte

DURRES- News 24 ka publikuar pamjet e ndotjes ekologjike në bregdetin e Durrësit. Rrreth 150 metra vijë bregdetare në zonën e quajtur plazhi Teuta rezulton të jetë ndotur nga hedhja e papërgjegjshme e inerteve, të firmave të ndërtimit. Hedhja e inerteve është bërë në rërën e këtij plazhi. Menjëherë pas publikimit të skandalit në News 24 reagon edhe Agjencia rajonale e Mjedisit. Kreu i kësaj Agjencie Ramazan Kalia ka deklaruar për News 24 se ndotja e rërës së bregdetit në zonën e plazhit Teuta është një “ngjarje e rëndë ekologjike”, ndërsa sqaron se “do të merren masa për ndotjen e plazhit”. Gjatë prononcimit të tij, Kreu i Agjencisë rajonale të Mjedisit Ramazan Kalia është shprehur se do të merren masat e menjëhershmë për kthimin e zonës drejt normalitetit. Plazhi i Durrësit, në tërësinë e tij është një nga plazhet më të ndotura në Shqipëri, në një kohë kur në të pushojnë pjesa më e madhe e turistëve vendas dhe të huaj në sezonin turistik.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›