Shakira: “Kam shkuar te psikologu për të rritur vetëvlerësimin”
Gjithmonë ka përcjellë imazhin e një femre të fortë, një “ulkonjë” e vërtetë. Ndërkohë që e vërteta është tërësisht ndryshe për Shakirën. Këngëtarja rrëfen se ka mësuar ta dojë veten vetëm falë seancave te psikologët. “Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të ndihet e gjykuar”, ka thënë për revistën angleze “You”. “Vetëm tani arrij ta kuptoj se sa të mjerë jemi dhe për këtë arsye duhet të tregohemi më të qetë. Më pëlqen të kem një hartë të gjendjes sime psikologjike, që do të thotë që mundem ta fal veten time, jam më e lirë. Liria është lumturi”. Por seancat tek psikologu i shërbyen këngëtares për ta njohur veten akoma më mirë. “Jam romantike, por në të njëjtën kohë, e druajtur”. Yli kolumbian, 32 vjeçe ka vënë në pah edhe anën e saj altruiste: ”Bëj shoping për të ndihmuar ekonominë botërore” thotë duke qeshur. “Më pëlqen të bëj gjerat që një vajzë e moshës time i bën normalisht: luaj në park, shikoj filma në kinema. Sot gjërat i përjetoj ndryshe dhe për këtë falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur”.
Majkëll Daglas
Rrëfen sekretin: “Për të qenë në formë përdor viagra”
Aktori Majkëll Daglas e ka përshkruar Viagrën si diçka të “jashtëzakonshme”. Në një intervistë të fundit, aktori 65-vjeçar është pyetur për lidhjen dhe martesën e tij me aktoren 25 vjet më të re, Kethrin Zeta-Xhons. “Falënderoj Zotin që ajo i pëlqen meshkujt më të moshuar”, ka thënë me shaka Daglas, duke shtuar: “Disa përmirësime të jashtëzakonshme kanë ndodhur viteve të fundit, Viagra, Cialis, këto mund të na bëjnë të gjithëve të ndihemi më të rinj”. Daglas dhe Zeta-Xhons u martuan në vitin 2000 dhe kanë dy fëmijë së bashku. Nga ana e saj bukuroshja më herët është shprehur se ishte me fat që kishte bashkëshort Majkëllin pasi atë nuk e tërhiqnin meshkujt e rinj në moshë. Ajo i konsideroi ata si egoistë dhe të paaftë për të bërë të lumtur një femër.
25 Janar 2010