Skeda e delegacionit shqiptar në KE
TIRANE- Delegacioni i Parlamentit shqiptar pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës përbëhet nga 4 anëtarë të përhershëm, ndërsa propozohen edhe 2 emra zëvendësues. Në letrën drejtuar 2 ditë më parë Këshillit të Europës, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli rëndit në përbërje të delegacionit: Ilir Rusmajli, përfaqësues i PD dhe kreu i delegacionit, Lajla Përnaska deputete e mazhorancës, Shpëtim Idrizi si deputet përfaqësues i opozitës si dhe emrin e deputetit Kastriot Islami për të cilin nuk është bërë asnjë autorizim apo propozim nga opozita për sa kohë që e majta mungon në kuvend. Tre emrat e parë kanë udhëtuar sot drejt Strasburgut ndërkohë që Islami nuk ka pranuar të shkojë, për sa kohë nuk ka bërë betimin në kuvend. Përfshirja në delegacion e një emri që së bashku me 3 të tjerët nuk është votuar nga kuvendi besohet të jetë arsyeja për të cilën Asambleja e Këshillit të Europës ka vendosur të ngrijë krendecialet e delegacionit shqiptar i cili tashmë nuk ka të drejtë vote. (e.n/News24/BalkanWeb)