Durrës, brenda muajit 2200 tapitë e para
Agjencia e Legalizimit ndodhet në fazat e fundit të punës për të shpërndarë 2200 tapitë e para, duke nisur nga zona e ish-Kënetës në Durrës. “Së fundi, ka ardhur çasti i shumëpritur për banorët e ish-Kënetës, për t’u pajisur me tapinë e banesës që kanë deklaruar”, - ka deklaruar dje për “standard” kreu i degës së ALUIZNI-t Durrës, Andi Lila. Shumë shpejt secili prej banorëve të asaj zone që do të marrë njoftimin nga dega e ALUIZNIT për legalizim, mund të bëhet pronar i banesës së tij. Kjo do të ndodhë vetëm pasi çdonjëri prej tyre të ketë shlyer të gjitha detyrimet financiare me shtetin. Disa ditë më parë me një vendim të tij, Këshilli i Ministrave i ka ndezur dritën jeshile ALUIZNI-t dega Durrës për të nisur procesin e legalizimeve në zonën e ish-Kënetës. Ajo zonë është vërtetuar me dokumente të lëshuara nga zyra e hipotekës se është 100 për qind pronë e shtetit. Sipas z. Lila, ”brenda javës do të nisë shpërndarja e njoftimeve për 2200 aplikues të cilët kanë ndërtuar pa leje në ish-Kënetë dhe kanë kërkuar të legalizojnë banesat e tyre”. ALUIZNI, për secilën prej këtyre banesave ka llogaritur faturën financiare të këtij procesi. Pagesa e kësaj fature do të konvertohet me lëshimin e certifikatës së pronësisë nga ana e zyrës hipotekore për aplikuesit.
Dega e ALUIZNIT në Durrës është e para që ka marrë miratimin e KM-së për fillimin e këtij procesi. Kjo, pasi në zonën e ish-Kënetës nuk ka përplasje mes ish-pronarëve me të ardhurit nga zona të tjera të vendit, pasi pronar është vetëm shteti.
Ecuria e procesit
Sipas Lilës, kreut të ALUIZNIT dega Durrës, “procesi i legalizimit mund të nisë brenda javës, pasi Këshilli Ministrave e dha miratimin e tij pak ditë më parë”. Bëhet fjalë për zonën e ish-Kënetës, e cila mbart edhe numrin më të madh të ndërtimeve pa leje, plot 11 mijë të tilla. Pas një pune voluminoze nga ana e punonjësve të ALUIZNIT, janë përgatitur 2200 dosje aplikimi të cilat janë të gatshme që t’i nënshtrohen procesit. Këto ndërtime gjenden në parcelat e para fare pranë rrugës automobilistike. Për t’u bërë zot të banesave të tyre të ngritura pa leje, banorëve të kësaj zone u duhet që të paguajnë 3 elementë të cilët i përmban fatura financiare. Fillimisht, ata duhet të paguajnë vlerën e ndërtimit i cili për një ndërtim që zë 300 m2 është 400 mijë lekë. Ndërsa për ndërtimet me sipërfaqe më të mëdha se 300 m2 vlerësimi do të kryhet me çmimin që përmban harta me vlerat e tokës. Kësaj vlere i shtohen edhe Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë, e cila llogaritet 1 për qind e vlerës së banesës, si dhe Tarifa e Faturës së Shërbimit, e cila është 4 mijë lekë për çdo banesë që do të legalizohet. Vetëm pasi të jenë shlyer këto detyrime pranë bankës, atëherë ALUIZNI merr prej zyrës së hipotekës certifikatën e pronësisë dhe ia dorëzon aplikuesit.
Zonat me ndërtime informale.
Në Durrës, e vetmja zonë që plotëson kriteret ligjore për t’u quajtur informate, është ajo e ish-Kënetës. Për këtë zonë nuk ka asnjë studim urban. Banesa pa leje janë ato që zënë një pjesë të Spitallës dhe Porto Romanos, kodrat e qytetit, Shkozetit dhe si dhe një pjesë e mirë e plazhit. Ish-Këneta është e vetmja zonë në të cilën nuk ka asnjë konflikt pronësie. Ajo deri në vitin 1967 ka qenë kënetë dhe pas bonifikimit, ka qenë tokë djerrë me përmbajtje të lartë kripe. Mbi të janë ndërtuar 11 mijë ndërtime pa leje të cilat presin të legalizohen. Procesi i legalizimit në shkallë vendi duket se do të fillojë pikërisht nga ish-Këneta e Durrësit.