ZMK: Bashkia nuk ka asnjë plan rregullues për Tiranën
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatoreve pas protestës së 99 oturakëve përballë Bashkisë së Tiranës për të denoncuar ngushtimin e hapësirave dhe shërbimeve publike, ka protestuar sërish dje tek “Komuna e Parisit”. Protesta ka ardhur si reagim ndaj Planit Rregullues Urban, ku sipas ZMK-së nuk ekziston. Protesta u zhvillua mes qytetarëve të “Komunës së Parisit”. Thelbi i organizimit të tubimit ishte “Mikrofoni është i hapur për qytetarët”.
“Ky është modeli ynë i komunikimit publik, dialogu i Tiranës me Tiranën, dhe jo monologu i Ramës në salla të mbushura me punonjës bashkiakë dhe militantë, ku çdo mendim ndryshe përjashtohet deri duke u përzënë nga sallat", - u shpreh avokati i ZMK-së, Altin Goxhaj, organizatori i tubimit.
Kjo protestë ishte fillimi i maratonës së dialogëve qytetarë që kërkojnë t'i imponojnë Ramës një model tjetër konsultimesh publike, atë të pjesëmarrjes së qytetarëve dhe jo militantëve, ku asnjë shoqatë apo individ nuk mund të përjashtohet nga e drejta e fjalës, ashtu siç po vepron Edi Rama, i cili nuk pranon të ftojë këto ditë ata aktorë të shoqërisë civile që denoncojnë abuzimet e tij me Tiranën dhe hapësirat publike. Takimet do të zhvillohen në njësitë e tjera bashkiake çdo javë.