Spahia : Mamografia, falas deri në fund të vitit
Ishte menduar që ekzaminimeve mamografike t’u jepej një kosto pas muajit tetor, afat ku përfundon edhe projekti INTERREG III. Por drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardh Spahia, shpjegoi dje për ”standard” se mamografia do të vazhdojë të kryhet falas deri në fund të vitit në të 4 qendrat.
Sipas Spahisë, gjatë një viti janë kryer mbi 12 mijë ekzaminime mamografike falas, në katër qendra në rrethe të ndryshme të vendit. "Në një vit janë kryer mbi 12 mijë ekzaminime mamografike, ku 310 gra kanë marrë përgjigje për praninë e sëmundjes së tumorit të gjirit", – u shpreh drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardh Spahia
Ndërkohë, për sa i përket pozitivitetit të sëmundjes, zoti Spahia sqaroi se "jemi në shifrat rreth 2.6%, pra në shifrat ndërkombëtare".
Me këtë rast, zoti Spahia bëri thirrje "për ekzaminimin e këtyre sëmundjeve, me qëllim parandalimin e tumoreve të gjirit". Ai theksoi se "çdo grua, sidomos nga mosha 30-60 vjeç, duhet të bëjë mamografi, një ekzaminim i lehtë për t’u kryer, jo invaziv, i shpejtë dhe që të jep mundësinë të kapësh në kohën e duhur tumorin e gjirit".
Ekzaminimet mamografike aktualisht kryhen falas, në kuadër të programit INTERREG III, ndërkohë që MSH-ja po punon për gjetjen e zgjidhjeve më të mira për kryerjen e këtyre ekzaminimeve me përfundimin e këtij projekti.
Shërbimi i mamografisë ofrohet falas në 4 qendra në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër si dhe nga kabineti i mamografisë në shërbimin e imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe në konsultorin e gruas të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Sinjalistikë vertikale me 3300 tabela treguese
Orientimi nëpër rrugët e kryeqytetit pritet që të përmirësohet përmes vendosjes së 3300 tabelave të reja treguese të cilat do të vendosen në disa rrugë. "Sinjalistika vertikale në Tiranë" është projekti përmes së cilit do të arrihet vendosja e këtyre tabelave.
Sipas zyrës së shtypit të Bashkisë së Tiranës, 140 prej tyre do të shërbejnë si tabela informacioni, ku bëjnë pjesë edhe emërtimet e rrugëve. Për të siguruar sa më shumë efektivitet me projektin "Sinjalistika vertikale në Tiranë", specialistët e Bashkisë së Tiranës nuk kanë lënë jashtë orientimit asnjë rrugë.
"Në projekt parashikohet vendosja e tabela sinjalizuese dhe në rrugët e lagjeve, duke i kthyer pjesën më të madhe të tyre me një sens kalimi, për të eliminuar bllokimin e rrugëve nga trafiku. Projekti parashikon përcaktimin dhe vijëzimet e rrugëve, si dhe shtimin e vijave të bardha ku mund të kalojnë këmbësorët", - shpjegon zyra e shtypit e bashkisë.
Për njohjen e rregullave të reja të sinjalistikës, Bashkia e Tiranës ka vendosur që t'u lërë qytetarëve 2 javë në dispozicion. Pas kësaj periudhe, do të nisin masat ndëshkimore ndaj qytetarëve, që nuk respektojnë rregullat e sinjalistikës.
Tiranë
840 emërtime rrugësh të reja
Janë rreth 840 emërtime të reja rrugësh në kryeqytet të cilat numërohen së fundmi pas përmbylljes së fazës së parë të sistemit të adresave. Me projektin e ri të adresave, Bashkia e Tiranës synon të sigurojë një sistem modern adresash, ashtu si edhe në vendet e tjera evropiane.
Sipas burimeve të bashkisë, ''adresat, veç emrit të rrugës do të kenë edhe një numër rendor, që do të personifikojë çdo godinë".
Bashkia e kryeqytetit është duke vijuar punën për realizimin e projektit të Adresarit të qytetit, i cili do të krijojë një standard të ngjashëm me ato të qyteteve evropiane. Aktualisht, ka përfunduar puna për emërtimin e të gjitha rrugëve dhe shesheve në qytetin e Tiranës, duke përmbyllur kësisoj fazën e parë të këtij projekti. Së shpejti, këto emërtime do të jenë të hedhura edhe në sistemin GIS, në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, ku çdo qytetar do të ketë mundësi të vizitojë faqen dhe të marrë informacionin e duhur.
Sakaq ka filluar puna për fazën e dytë të projektit (atë të numërtimit të godinave), që do të jetë edhe hapi i fundit drejt krijimit të Adresarit të Tiranës, ku çdo godinë do të ketë për referencë një emër rruge në të cilën ndodhet, si dhe një numër të godinës dhe shkallës. Projekti zhvillohet në bashkëpunim edhe me njësitë bashkiake të Tiranës.
Me përfundimin e Adresarit, projekti do të shtrihet edhe në regjistrat e gjendjes civile, të cilat do të përshtaten me adresat e reja.