Durrës, breshëri plumbash në lokal, 3 të vdekur
DURRËS- - Masakër në Durrës. Një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një lokali në lagjen numër 9 në qytetin bregdetar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa si rezultat i sulmit kanë mbetur të vdekur 3 persona. Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë humbur jetën shtetasit , L.Curri, 44 vjec, A.Curri xhaxha dhe nip, dhe E.Shemsi me profesion inxhinier. Mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke përdorur një motor.Ende nuk dihen shkaqet e kësaj masakre dhe identiteti i vrasësit. Ngjarja ka vënë në alarm gjithë strukturat e policisë së Durrësit duke nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorit (e.n/BalkanWeb)