E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Pakti i ujrave”, Athina: Vendimi, një zhvillim negativ

ATHINE- Athina reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e ujrave detare duke e konsideruar një zhvillim negativ. Zv.Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Drucas shprehu shqetësim për rrëzimin e marrëveshjes ndonëse theksoi se respekton vendimin e institucioneve shqiptare. “Jemi të shqetësuar për këtë situatë dhe në pritje të sqarimeve të këtij vendimi. Ne nuk mund të komentojmë vendimet e gjykatave, por presim nga pala shqiptare që të vendosë një zgjidhje të cështjes”, theksoi numri dy i diplomacisë greke. Ndër të tjera Drucas nënvizoi se qeveria greke është në pritje të informacioneve nga pala shqiptare duke shtuar se do të diskutojë me Ministrin Meta për këtë cështje. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›