Homoseksualët, veprime të turpshme në publik
27/01/2010 Ndalohet 24-vjeçari i dënuar dhe herë tjetër për prostitucion
DURRES- Një shtetas i dënuar më parë për ushtrim prostitucioni është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi është kapur në flagrancë duke kryer veprime të turpshme në sy të kalimtarëve. Emilian M., 24 vjeç, i lindur dhe banues në Fier prej dy vitesh jeton me qira në Durrës. Ai nuk ka asnjë klasë shkollë dhe kjo ka bërë që 24-vjeçari të kalojë pjesën më të madhe të kohës si i papunë. Emilian M është parë nga disa kalimtarë duke ushtruar marrëdhënie homoseksuale në anë të rrugës shumë të frekuentuar Durrës-Shkozet. Ky shtetas ishte futur brenda rrethimit të shinave të trenit tek Ura e Dajlanit dhe kundrejt fitimit prej 1000 lekësh kryente marrëdhënie seksuale anale me shtetasin Arian L. Veprimet e turpshme nga dy të rinjtë janë bërë në mjedise publike duke ripërsëritur të njëjtën ndodhi tek stacioni i trenit. Vendi i zgjedhur nga homoseksuali është shumë i dukshëm, pasi pak metër më tej qytetarët kalojnë nga njëra anë e rrugës së Shkozetit në anën e zonës së Plazhit. Qytetarët këmbësorë që janë bërë dëshmitarë të skenës së turpshme janë ndier të shokuar dhe në përbuzje e sipër kanë njoftuar në sallën operative. Policia ka mundur të shkojë në vendin e ngjarjes afro 15 minuta, pasi ka marrë sinjalin e kryerjes së veprimeve homoseksuale në mjedise publike. Fieraku Emilian M. është prangosur menjëherë, ndërsa është lënë i lirë partneri i tij Arian L. Homoseksuali nga Fieri ishte i skeduar për veprimet homoseksuale, pasi ai ka vuajtur 6 muaj heqje lirie për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit. Po dje efektivat e policisë së Durrësit kanë ekzekutuar edhe vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor në Durrës ndaj shtetasit T. L. dhe shtetasit V. M. Më datë 29 dhjetor 2009 drejtësia e Durrësit e ka dënuar në mungesë 28-vjeçarin nga Zallbastar i Tiranës me 8 muaj burg për veprimet homoseksuale. Për të njëjtën akuzë dhe që ka lidhje me të njëjtën ngjarje gjykata ka dënuar me 1 vit burg edhe tiranasin tjetër L. M. 24 vjeç. Të dy këta shtetas janë kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në mjedise publike në terminalin e udhëtarëve tek stacioni i trenit, ngjarje që bëri bujë të madhe.