E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie në kontakt me korrentin, vdes saldatori

27/01/2010  Në punishten e tij të hekurit
SHKODER- Një saldator nga fshatrat e Shkodrës ka gjetur vdekjen nga korrenti teksa po punonte pranë shtëpisë së tij. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se shtetasi Ilir F. vjeç 40, lindur e banues në fshatin Barbullush, komuna Bushat rrethi Shkodër është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës. Dërgimi i tij në spital u bë menjëherë, pasi ishte aksidentuar nga rënia në kontakt me korrentin. Ndërhyrja e mjekëve është bërë menjëherë, por pa mundur dot t’i shpëtojë jetën. Pas kësaj ngjarjeje grupi hetimor, ka kryer veprimet e duhura procedurale e hetimore. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se aksidenti me pasojë vdekjen ka ndodhur në një punishte hekuri, që ndodhej brenda territorit të banesës së tij, ku i ndjeri punonte si saldator. Shtetasi Faslija ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Në momentin e ngjarjes nuk ka qenë prezent asnjë person. Materialet iu kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›