Masat e Gjykatës për 113 demostrues
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë konfirmoi zyrtarisht se gjatë ditës së sotme janë dhënë masat e arrestit për 113 të arrestuarit në demonstratën e zhvilluar ditën e premte, në datën 21 janar në Tiranë.
Ndërkaq, dhënia e masave të arrestit nisi që në mëngjesin e ditës së sotme, dhe se qëllimi i urdhër-ndalimeve është që të sqarojë pozicionin e të dyshuarve në pasojat e ngjarjes së 21 janarit.
Për 87 persona është dhënë masa “Detyrim paraqitje” ndërsa 27 persona janë të dënuar me 20 ditë burg.