E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres cmimi i bukes shkon ne 100 leke

Çmimi i bukës është rritur me 10 lekë të tjera,duke e çuar atë në 90 dhe 100 lekë në qytetin e Durrësit. Shkak është bërë rritja e çmimit të miellit i cili edhe pse ka ndryshuar për të gjithë, jo të gjitha furrat e kanë rritur çmimin e bukës.
Të tjerë prodhues të bukës janë shprehur se rritja e cimit të miellit ka qenë e madhe duke e bërë të pashmangshëm rritjen e çmimit per shitjen me pakice per konsumatorin.

Aktualisht buka 1 kilogrameshe shitet me 110 dhe 120 lek, por shumica e bukes masive që tregtohet në këto furra peshon 800 gram dhe shitet me 90 lek. Ky është çmimi i ri i vendosur nga prodhuesit e bukës, të cilët bërë të ditur se nuk është marrë një mendim i shoqatës së bukëpjekësve që ekziston në qytetin e Durresit.

Konsumatori thjesht ka konstatuar rritjen e cmimit,pa qene ne gjendje per te aprovuar apo kundershtuar këtë fakt.

Nuk dihet nëse organet tatimore do të verifikojnë rritjen e  fundit të cimit të bukës, por në rastet e mëparshme këto kontrolle janë kryer më së shumti formalisht, pa dalë në një përfudim për të argumentuar fenomentin që rëndon gjithmonë mbi konsumatorin.

Aleks Kalemasi         Azhornuar së fundi ( e shtunë , 29 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›