Gramsh, kapet me drogë, arrestohet 22 vjeçari

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një 22 vjecarit, i cili është kapur me drogë të llojit heroinë. I arrestuari është Arbër Kullolli, i cili është kapur në posidim të 14 dozave të heroinës. 22 vjeçari është arrestuar gjatë orëve të natës në qytetin e Gramshit, ndërkohë që materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.