Gjirokaster mbillen fidane dekorativ ne zonen muzeale

Në kuadër të sezonit të pyllëzimit ka filluar mbjellja e fidanëve dhe drurëve dekorativ në pjesën muzeale të qytetit të Gjirokastrës.Kjo nismë synon kthimin e kësaj zone në një mjedis të vizitueshëm dhe çlodhës jo vetëm për komunitetin gjirokastrit, por edhe për vizitorët vendas dhe të huaj. Së fundi nga bashkia në zonën historike janë mbjellë 500 fidanë dekorativë dhe pritet të mbillen edhe 2000 të tjerë.
“Realizimi i nismave të tilla në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe të rinjtë e qytetit synon mirëmenaxhimin e zonës muzeale dhe sensibilizimin e komunitetit gjirokastrit, veçanërisht të rinjve, për të dhënë ndihmesën e tyre në lidhje me mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave të qytetit të gurtë” tha kryebashkiaku Flamur Bime.
Gjatë sezonit të pyllëzimit, Bashkia e Gjirokastrës do të vazhdojë mbjelljen e fidanëve në zonën historike duke punuar kështu për krijimin e dy parqeve të gjelbra në pjesën muzeale të qytetit.
Ismail Xhaferri