Durrës, debate për portin e peshkimit në KRRT
DURRES- Porti i peshkimit bllokon KRRT-në e qytetit të Durrësit duke lënë pa miratim dhjetra pika të rendit të ditës që kanë të bëjnë me vepra publike dhe private. Gjithcka ka nisur me ndryshimin e terminologjisë që është përdorur në rendin e ditës ku këshilltarët e emëruar nga prefektura kanë kërkuar që në këtë mbledhje të mos diskutohet por miratohet leja për ndërtimin e lëshuar nga KRRT e vitit 2004. sipas kësaj leje porti i peshkimit është parashikuar jashtë murit rrethues të portit në krahun që sheh nga shëtitorja “Taulantia”. Administrata e zgjedhur në 2007 kundërshton projektin pasi është me impakt në ambjent dhe rëndon trafikun e zonës, ndërsa përkrahësit e projektit kanë nxitim për të mos humbur kredinë 15 milionë dollarëshe nga Banka Islamike për ndërtimin e saj, e cila është miratuar edhe nga parlamenti në vitin 2007. Bashkia po studion në zonë projektin e një porti turistik jahtesh dhe kërkon që porti i peshkimit të jetë në anën lindore apo në ndonjë vend tjetër. Në përfundim debatet kanë bllokuar dhe diskutimet në marrjen e vendimeve të tjera të përfshira në rendin e ditës. (e.n/News24/BalkanWeb)