Kosova përkujton presidentin Ibrahim Rugova
PRISHTINë- Kosova përkujton presidentin historik, Ibrahim Rugova, liderin e madh që bëri bëri epokë, me rastin e katërvjetorit të ndarjes nga jeta. Nën kujdesin e presidentit të Republikës, Fatmir Sejdiu, nesër në Prishtinë do të zhvillohet një konferencë kushtuar presidentit Rugova, presidentit të lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Drejtues institucionalë e politikë të Kosovës si dhe shumë qytetarë gjatë ditës së nesërme do të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova. (e.n/BalkanWeb)