E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, kërkohen ndryshime në ligjin për shtëpitë publike

ATHINE- Prostitutat në Greqi kërkojnë legalizimin e shtëpive publike në të cilat punojnë. Dhjetëra prej tyre dolën në protestë në kryeqytetin e vendit Athinë dhe pikërisht përpara kryeministrisë duke kërkuar ndryshime në legjislacionin për shtëpitë publike. Avokati i prostitutave, Dimitri Moratis, tha se ishin më shumë se 520 shtëpi publike në Athinë por vetëm një prej tyre kishte licensë. Edhe prostitucioni është i ligjshëm në Greqi, një ligj i vitit 1999 specifikon se një shtëpi publike duhet të jetë 200 metra larg kishave, shkollave dhe kopshteve në mënyrë që të mund të marrë licensën. Prostitutat kërkojnë që kjo distancë të shkurtohet pasi sipas tyre është e pamundur të shmangen këto zona në një Athinë të mbipopulluar. Shtëpitë publike në Greqi mund të operojnë vetëm me lejen e shtetit ndërsa policia ka cdo të drejtë për të kryer kontrolle të shpeshta, madje të kryejë edhe arrestime nëse vëren shkelje. Një prej prostitutave tha se është qesharake që të trajtohemi si në mesjetë. Sipas tyre duke mos i legalizuar shtëpitë publike ushqehet trafikimi i qënieve njerëzore ndërsa industria e seksit del jashtë kontrollit. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›