Durrës, denoncohet falsifikimi i dëftesave të shkollës profesionale
Drejtues të qendrës së profesioneve elektromekanike në Durrës kanë bërë publike dokumente, të cilat ata i kanë cilësuar të falsifikuara dhe që nuk kanë dalë nga institucioni legal. Denoncimi, i cili tashmë mësohet të jetë arkivuar edhe në Prokurorinë e Durrësit, ka të bëjë me lëshimin e disa certifikatave të përfundimit të shkollës në fjalë nga persona që nuk i janë nënshtruar programit të miratuar në ministri dhe as kontrollit të njohurive.
Drejtori i qendrës, Fadlil Kadrimi ka afruar kopjo të një dëftesë të falsifikuar dhe që nuk përmban edhe elementët bazë të një dokumenti legal. Kadrimi ka akuzuar në mënyrë paralele jo vetëm anëtarë të bordit ekzekutiv të kësaj qendre, por edhe oficerë të policisë gjyqësore, të cilët sipas tij nuk i kanë shkuar çështjes në fund duke krijuar zvarritje të qëllimta. Kjo shkollë është në Shkozet, në zonën industriale të Durrësit. Për të përmbushur kërkesat e tregut të punës me të rinj të kualifikuar është hapur qendra e profesioneve elektromekanike. Por sipas Kadrimit, i cili ka nisur përballjen me drejtësinë për të mbrojtur akuzuat e ngritura për shkeljet, abuzimet dhe falsifikimet është vënë në dijeni edhe Drejtoria e Formimit Profesional në SHKP Tiranë. Përdorimi abuziv i vulës, për të cilën drejtuesi i shkollës ka akuzuar në emër të përveçëm një nga anëtarët e bordit, ka detyruar qendrën të kërkojë sa më parë ndërhyrjen e organeve të hetimit. Fadil Kadrimi ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar në Prokurorinë e Durrësit që kjo e fundit ta vlerësojë shqetësuese sinjalin dhe kallëzimin e bërë. "Sektori i krimit ekonomik dhe oficeri i policisë gjyqësore që ndoqi problemin në fjalë lidhur me denoncimin që kam bërë, duhet bërë objekt kontrolli nga vetë prokuroria", ka thënë Kadrimi nisur nga ngadalësia e hetimit. Sipas tij, persona të paautorizuar lëshojnë dokumente si dëftesë-certifikatë në kundërshtim me aktet ligjore e dispozitat e shtetit. Formati i dokumentit ka ndryshuar, pasi me certifikatën e re nuk është e nevojshme që dokumenti të marrë forcë legale pasi të kalojë në Drejtorinë e Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Mjafton nënshkrimi i administratorit dhe përfituesi njihet i kualifikuar.
Email This Klikime: 3
Email This Klikime: 3