E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, detaje të tjera mbi operacionin e policisë: Të sekuestruara 200 kg marijuanë dhe 10 kg heroinë

 Detaje të tjera janë zbardhur sot nga policia e Durrësit në lidhje me operacionin e një dite më parë, ku u kap një sasi e madhe lënde narkotike.

Policia njoftoi një ditë më parë për kapjen e 300 kg kanabis në një kamion me targa gjermane.

Gjatë operacionit u vu në prana edhe drejtuesi i kamionit, Tushmir Lleshi, 25 vjeç.

Ndërsa sot, në një tjetër deklaratë në lidhje me operacionin në fjalë, policia saktëson janë sekuestruar 200 kg kanabis si dhe 10 kg heroinë.

Destonacioni i lëndës narkotike mendohet të ketë qenë Gjermania, por hetimet në vijim do të zbardhin akoma më tej skemën e trafikut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›