E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: President konsensual, si Avokati i Popullit

OSBE i bëri dje thirrje politikës shqiptare që Presidenti i Republikës të zgjidhet me konsensus dhe jo vetëm nga një forcë politike. Në kulmin e debatit politik lidhur me kuorumin e nevojshëm për votimin e presidentit, kreu i delegacionit të misionit të OSBE Eugen Volfarth shprehet se parlamenti duhet të gjejë një emër konsensual, si në rastin e Avokatit të Popullit. Ajo që është shumë e rëndësishme për të shtruar rrugën drejt integrimit evropian është konsensusi, të folurit me njëri-tjetrin, dhe ja tek jemi sot jemi këtu tek institucioni i Avokatit të Popullit. Kjo tregon se konsensusi është jo vetëm i mundur, por edhe se me konsensus Shqipëria ecën përpara. Shpresoj që një konsensus i ngjashëm, mbase jo aq i lartë, por një konsensus i ngjashëm të mund të arrihet kur të gjendet kandidati apo kandidatët për president, theksoi ambasadori i OSBE, Eugen Volfarth. Këto deklarata, kreu i OSBE i bëri pas takimit me Avokatin e Popullit, Igli Totozani.

Ambasadori i OSBE-së, Volfarth, vlerësoi zgjedhjen e Totozanit me 127 vota pro, duke u shprehur se një zgjedhje e tillë është një mbështetje dhe besim shumë i madh nga Parlamenti. Ishte shumë i rëndësishëm sot takimi i parë me z. Totozani, Avokati i Popullit i zgjedhur së fundi me një shumicë dërrmuese prej 127 votash në parlament. Kjo është një deklaratë tejet e rëndësishme që vjen nga parlamenti në mbështetje të Avokatit të Popullit dhe të institucionit të Avokatit të Popullit, është një votë për qytetarët shqiptarë. E përgëzova z. Totozani sot për këtë votëbesim të rëndësishëm. Ky besim duhet të shprehet gjithashtu përmes pranimit të punës së tij,- u shpreh dje kreu i delegacionit të OSBE-së. Në vijim të fjalës së tij, ambasadori shtoi se prezenca e OSBE-së në Tiranë, mbështet institucionin e Avokatit të Popullit dhe kryetarin e saj në punën e tij për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Nga ana e tij, Avokati i Popullit, theksoi se në qendër të vëmendjes së këtij institucioni janë qytetari dhe problemet e tij. Sipas Totozanit, qëllimi i tij do të jetë kthimi i institucionit të Avokatit të Popullit në një institucion të besueshëm dhe të bazuar në pesë parimet e qeverisjes së mirë: transparencë, pjesëmarrje, përgjegjshmëri, efikasitet dhe koherencë.

Berisha takon Avokatin e Popullit

Avokati i Popullit Igli Totozani zhvilloi dje një takim me kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë e siguroi Avokatin e Popullit për mbështetjen e qeverisë, të punës së këtij institucioni dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar si në konsultimin për hartimin e legjislacionit të nevojshëm që ka lidhje me të drejtat e njeriut, ashtu edhe në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në lidhje me problemet e konstatuara në respektimin e këtyre të drejtave. Avokati 1 Popullit, Totozani, u shpreh se mazhoranca e gjerë, me të cilën u votua kandidatura e tij, e angazhon atë akoma më shumë në kryerjen e detyrës në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe larg ndikimeve politike, në interes vetëm të qytetarit. Në takim, u veçuan si pika të një interesi të veçantë dhe prioritare: burgjet, policia dhe shërbimet publike, për të cilat dy palët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen.

Lajm i rrallë: Ambasadori Wolfarth thotë diçka të ndryshme nga kryeministri

ResPublica

E pabesueshme, por e vërtetë. Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth, ka bërë një deklaratë, me anën e së cilës nuk i ka ardhur pas midesë kryeministrit Berisha. Është hera e parë që ndodh kjo gjë. Ai ka patur një takim me Igli Totozanin, Avokatin e Popullit (këtë të fundit e ka pritur buzagaz në takim edhe kryeministri, i cili e ka sulmuar politikisht ca javë më parë si kandidatutën e Koço Kokëdhimës), dhe më pas, i pyetur nga gazetarët, është shprehur: ..127 votat që Totozani mori janë një fakt inkurajues dhe i rëndësishëm, pasi tregon vendosjen e besimit për një kauzë të rëndësishme siç është e drejta e njeriut dhe shtetit ligjor, dhe këtu është radha e blasfemisë së tij shpresoj të kemi një konsensus për presidentin sapo të kemi kandidatët e parë. I ka shpëtuar goja, apo do ti mbahet këtij qëndrimi deri në fund?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›