E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon: Nuk tërhiqemi nga Kosova

Ndihmës Sekretari i SHBA-së, Filip Gordon konfirmon se nuk do të ketë tërheqje të forcave amerikane nga Kosova. Në një kohë kur SHBA konfirmon se nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve në Kosovë nuk dihet nëse e njëjtat gjë do të ndodhë me vendet e tjera që janë pjesë e përfaqësisë ushtarake të NATO-s.

NATO dhe ne, në kuadër të saj edhe SHBA-ja do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë përderisa të arrijnë objektivin, është shprehur Gordon.

Duke patur parasysh situatën në Kosovë, posaçërisht në veri të saj, forca e NATO-s në Kosovë do të vazhdojë të jetë në të njëjtin nivel rreth 7 mijë ushtarë e në kuadër të tyre afër 1 mijë ushtarë amerikanë.

Pra, jo tërheqja por as zvogëlimi i numrit të forcave amerikane në Kosovë nuk është në agjendën dhe programin e SHBA-ve, është shprehur Ndihmës Sekretari i SHBA-së për televizionin e Kosovës RTV21.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›