Të rinjtë e PS nuk janë e ardhmja, por e tashmja e politikës
Më 15 janar bëhen 20 vite nga krijimi i Forumit Rinor Euro Socialist Shqiptare dhe kjo doatë do të kremtohet nga Partia Socialiste përmes një sërë aktivitetesh. Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS, Erjon Veliaj shpjegon në një intervistë se çfarë do të ndodhë në këtë datë, por dhe atë që është më kryesorja: vizionin e PS-së për të rinjtë. Duke u ndalur edhe tek programi i ri i PS-së, Veliaj thotë se shumë shpejt do të nisë një turn ë të gjithë Shqipërinë duke filluar nga Durrësi.
Zoti Veliaj, më 15 janar është 20-vjetori i rinisë së Partisë Socialiste. Çfarë mund të na thoni për këtë datë?
Në fakt unë i përkas atij grupi të të rinjve që nuk besoj se të rinjtë janë e ardhmja, unë besoj se të rinjtë janë e tashmja. Duke folur gjithmonë për të ardhmen praktikisht iu themi të rinjve se skemi kohë për ju, ju jeni diçka që mund të presë për vitet e tjera dhe kështu është thënë gjithmonë në Shqipëri, se të rinjtë janë e ardhmja. Jo! Të rinjtë janë e tashmja, ne do të bëjmë diçka për të tashmen. Sot kemi një program edhe për të rinjtë tek Rilindja Shqiptare, që është një program për të tashmen, për ata që shkojnë në shkollë sot, që kërkojnë punë sot. Ndaj edhe 15 janari do të jetë sigurisht një festë për të festuar 20 vitet e rinisë progresiste dhe të atyre njerëzve që kanë kontribuuar që rinia shqiptare të ketë një zë në publik. Por, sigurisht ajo duhet të jetë një mënyrë për të folur edhe për të tashmen, për të folur për programin dhe për të thënë disa ide kryesore për mënyrën se si Partia Socialiste pretendon që të qeverisë për pjesën e rinisë, për buxhetin e arsimit dhe për punësimin e të rinjve, që janë ndoshta dy temat më të prekshme për të rinjtë.
Mund të na thoni disa detaje të këtij aktiviteti të 15 janarit?
Në fakt, e gjithë dita e 15 janarit do të jetë një pushtim i Tiranës nga të rinjtë e të gjithë Shqipërisë. Do të fillojmë në Pallatin e Kongreseve në një aktivitet në 10:30, do të jenë të ftuar shumë artisë dhe shumë të njohur, si edhe figura publike në Shqipëri që kanë frymëzuar të rinjtë në këto vite. Do të jetë një moment ku ata që kanë themelues të lëvizjes rinore në vitet 1990, 1991 dhe 1992 do takohen me ata që sot janë aktivistet me pasion të të rinjve shqiptarë në të gjithë Shqipërisë të kohëve të sotme. Kështu që, do të jetë një takim midis dy brezave. Më pas do të kemi një ekspozitë, e cila do të zhvillohet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një ekspozitë e Protestuesit shqiptar, kryesisht të të rinjve protestues shqiptarë. Revista Time i ktheu në ikonë protestuesit global të këtij viti, ishin ata që transformuan realitete botërore sot. Nuk ka asnjë arsye që përse ne mos të çmojmë mënyrën se si protestuesit shqiptar, të rinjtë shqiptarë, transformuan mënyrën se si bëhet debat publik në Shqipërisë, është edhe një javë përpara 21-janarit dhe ka qenë një 6-vjetor të kësaj qeverisje që është mbushur me protesta dhe më pakënaqësi publike. Kjo ka qenë edhe një mënyrë për të artikuluar që qytetarët nuk pëlqejnë qeverisjen, e kanë transmetuar përmes protestës. Pasdite, në Black Box, në Tiranë, në orën 17:00, tek Akademia e Arteve, do të kemi një aktivitet kryesisht për programin. Ne besojmë se kemi disa shtylla shumë të mira për programin, mënyra se si është konceptuar buxheti i arsimit, mënyra të tjera se si planifikojmë rrjetin e kolegjeve profesionale, për të vënë më shumë theks të zanati, pra tek të mësuarit që të jep një punë se sa të mësuarit për hir të një mësimi që nuk vlen asgjë. Megjithatë këto themele nuk mjaftojnë. Besojmë se ka shumë të ri sot që janë zakonisht të aftë dhe të cilët mund të kontribuojnë në mënyra të ndryshme se si mund ta pasurojnë programin. Ne i kemi kërkuar 500 pjesëmarrësve në seancën e pasdites që të sjellin një ide konkrete, qoftë edhe një propozim konkret se si mund të pasurohet programi i Partisë Socialiste.
Këto propozime do të priten atë pasdite në Akademinë e Arteve. A keni menduar si sekretariat për rininë për ta shtrirë jo vetëm tek ky grup i madh prej 500 personash?
Duke filluar nga aktiviteti i madh në Pallatin e Kongreseve apo tek ky për programin, duam që vetëm të ndezim një shkëndijë dhe të jetë ky një start i rrugës së programit. Më pas në javën që pason do të vazhdojmë me një karvan, ose një tur, në të gjithë Shqipërinë. Do të jemi fillimisht në Durrës ku do të jemi 2-3 ditë në të gjithë Qarkun e Durrësit, për të seanca dhe takime të tilla në të gjithë këtë qark.