Prishtinë, një polic jashtë detyre vret një grabitës
PRISHTINE - Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është vrarë në parkun Gërmia të Prishtinës pasi kishte sulmuar një zyrtar policor.
Ngjarja ka ndodhur në Gërmi, , dje rreth orës 17:15, ndërsa zyrtari policor ishte jashtë detyre dhe në rroba civile.
I dyshuari I pajisur me një pistoletë të tipit TT dhe i maskuar i ishte afruar zyrtarit policor nga dera e pasagjerit, duke i kërkuar para. Më pas ai i grabiti një telefon celular brenda në makinë dhe sulmoi policin duke i shkaktuar plagë në trup, njofton Policia. Sipas të njëjtave burime, në bazë të hetimeve fillestare, besohet se polici e ka nxjerrë pistoletën dhe e ka përdorur për vetëmbrojtje ndaj të maskuarit të armatosur.
(d.b/BalkanWeb)