E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në bilardo, pranga 2 autorëve

Një sherr në bilardo për pak sa nuk është kthyer në tragjedi mbrëmjen e kaluar në Tiranë. 4 persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, në rrugën Myslym Keta, në Kinostudio.

Në një konferencë për shtyp, policia e kryeqytetit bëri të ditur sot se ka arrestuar Bilbil Kransiqin, 36 vjeç, dhe Gentian Lugën, të dy me precedent penalë, të cilët akuzohen se mbrëmjen e djeshme kanë plagosur me armë 4 të rinjtë.

Policia ka sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja. Sipas saj, disa persona që luanin bilardo në gjendje të dehur kanë shkaktuar zhurmë me sharje dhe ofendime dhe djali i pronarit të bilardos u ka kërkuar të dilnin jashtë, por ata kanë kundërshtuar, për tu rikthyer më pas të armatosur.

Ata kanë qëlluar në drejtim të ambienteve të bilardos, duke lënë të plagosur Ardit Buxhelin, 18 vjeç; Oltjon Shehun, 25 vjec; Erald Bamin, 21 vjeç, si dhe Eldi Skadrinën, 25 vjeç. Kët dy të fundit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. / G. N.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›