E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres digjet nje shtepi

Një banesë e vjetër në lagjen numër 18 Durrës, është djegur thuajse plotësisht, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e flakëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikësve por edhe policia të cilët brenda një harku kohor të shkurtër, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në godinat e tjera që ndodheshin pranë.
Si pasojë e rënies së zjarrit janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, pasi në banesë nuk ndodhej asnjë pjestar i familjes.
Nga ana e policisë po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›