E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPT hedh poshte mashtrimet e Shalsit per reklamat

Ministria e Punëve Publike dhe Transportve ka hedhur poshtë mashtrimet e deputetit të PS-së Eduard Shalsi për përfitimet e televizioneve nga reklamat. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e këtij dikasteri Arminda Qylafku ka sqaruar se këto reklama janë shpërndarë në mënyrë transparente në 3 televizionet Klan, Top Channel dhe televizionin publik shqiptar, ndërkohë që mbi 30% e reklamave janë dhënë për TCH.

“Spotet janë fituar nga kompania “Vatra” dhe “Media Print”, Promo ka prodhuar një nga 3 spotet e porositura”- sqaroi zëdhënësja Qylafku, ndërsa akuzoi Shalsin se spekuloi me informacionin e marrë nga Braçe.

Sipas saj ministria e Transporteve ka qenë tërësisht transparente edhe me shpronësimet, njoftimet për të cilën i ka publikuar në gazeta, ndërsa thekson se fondet për reklamat janë të bazuara në ligj.

Gjithashtu Qylafku nënvizoi sërish se MPPT është tërësisht transparente dhe nuk ka asgjë për të fshehur, ndërsa deklaratat e deputetit socialist i cilësoi të pamenduara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›