E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëqeverisje lokale dhe administrim ndërkombëtar për Veriun e Kosovës

22-09-2012 / Gazeta 55

EULEX-i dhe KFOR-i do administrojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit si një zgjidhje disavjeçare për veriun e vendit. Kjo pjesë e territorit të Kosovës prej vitesh të tëra ka vuajtur mungesën e sundimit të ligjit për shkak të refuzimit të qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore

“Një vetëqeverisje lokale dhe administrim të sigurisë e të sundimit të ligjit nga KFOR-i dhe EULEX-i”, po vlerësohet nga faktori ndërkombëtar si një zgjidhje disavjeçare për veriun e Kosovës. Qytetarëve të pjesës më problematike të Kosovës do t’u ofrohet edhe një pako e leverdishme ekonomike në mënyrë që pas përfundimit të fazës së përkohshme të integrohen në jetën institucionale të shtetit të ri, pa ua mohuar vetëqeverisjen lokale të garantuar me Planin e Ahtisaarit, emri i të cilit nuk do të përmendet. Burime të afërta me ekipin që po e përgatit bazën e dialogut Kosovë-Serbi, kanë shpjeguar se roli shtesë i KFOR-it dhe i EULEX-it në atë pjesë të vendit është i patejkalueshëm për shkak të mungesës së sundimit të ligjit për një kohë të gjatë dhe refuzimit të qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës.
Diplomatët aktualisht po i qarkullojnë dy plane, njëri i përgatitur nga Zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherinë Ashton, që e definon dialogun, mënyrën se si do të rregullohet çështja e veriut dhe përfaqësimi i serbëve të asaj pjese në institucionet e Kosovës, dhe një plan tjetër prej shtatë pikash, që diplomacia gjermane i ka prezantuar si kushte për Serbinë nëse dëshiron datën e dialogut për anëtarësim në BE.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›