S’ndalet dhuna në Bengazi, 3 të vdekur
Dyshohet se grupi i dhunës është po ai që sulmoi ambasadën amerikane javën e kaluar ku mbeti i vdekur ambasadori, Stevens
Të paktën tre persona janë vrarë në Bengazi të Libisë, kur protestuesit morën kontrollin mbi disa baza të milicisë islamike. Raportohet se vrasjet u shënuan të shtunën e hershme, gjatë një përleshje jashtë selisë së Brigadës Sahaty, që thuhet se vepron nën autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes. Të paktën 20 persona të tjerë janë lënduar. Selia e grupit islamik Ansar al-Sharia është sulmuar gjithashtu. Grupi dyshohet për përfshirjen në sulmin kundër Konsullatës Amerikane në Bengazi, ku u vranë ambasadori Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë.
Sulmet erdhën pasi që rreth 30 mijë njerëz u tubuan kundër ndikimit të milicisë në qytet.