Fabrika e çimentos, hidhetnë erë linja hekurudhore
Të tjera rreth shkrimit Pronari akuzoi fizin Zalla për vrasjen e palestinezit Fabrika e çimentos, gazetari Biçaku rrihet nga truprojat Unioni i gazetarëve protestë kundër dhunës ndaj Biçakut Vrasja e Rizik, gishti drejtohet te Zallajt, verifikime në Kosovë Historia e zbuluar nga Shqiptarja.com: 1.5 mln euro për të eliminuar ortakët
FUSHE KRUJE- Qyteti i Fushë Krujës është tronditur mbrëmë nga një shpërthim në linjën hekurudhore që lidh fabrikën e çimentos me linjën hekurudhore kombëtare.
Sipas policisë lokale rreth orës 23: 30 minuta të mbrëmjes së të shtunës, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndë shpërthyese në linjën hekurudhore nga stacioni hekurudho i Budullës, pjesë e linjës hekurudhore kombëtare me fabrikën e çimentos.
Policia bën të ditur se lënda shpërthyese që është përdorur ka qenë në sasi të konsiderueshme dhe linja hekurudhore ka pësuar dëme të konsiderueshme. Nuk raportohen për të lënduar.
Shpërthimi ndodh vetëm dy ditë pasi aksioneri kryesor i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë është marrë sërisht në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor që po kryen verifikime lidhur me vrasjen e shtetasit Palestinez Anwar Rizik. Londinezi Charles Bouri për gati dy orë me rradhë ka dhënë shpjegime përpara dy oficerëve të policisë gjyqësore, duke pretenduar se mes tij dhe aksionerëve të tjerë nuk ka pasur asnjë konflikt, por dyshimet e vetme sipas tij janë mbi anëtarët e fisit Zalla të cilët i kanë kërcënuar herë pas herë me jetë. Anwar Rizik u ekzekutua më 8 maj me një granatë artizanale të vendosur në derën e banesës së tij. Policia ende nuk ka një autor për vrasje, ndërsa hetimet vazhdojnë.
(sg/shqiptarja.com)